OBRM-PDUKM: Ruskovska dhe Joveski janë ata që e amnistojnë krimin e pushtetit - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Ruskovska dhe Joveski janë ata që e amnistojnë krimin e pushtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ruskovska dhe Joveski janë ata që e amnistojnë krimin e pushtetit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:22
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe Qeveria e LSDM-së janë sinonim i krimit, korrupsionit dhe haraçit”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, të vetmen gjë që pamë gjatë këtyre tre viteve nga Zoran Zaevi janë aferat dhe punët ilegale.

“Njeriu që tre herë u amnistua për krim milionësh tani hoqi shtetin e së drejtës. Banda e haraçit në krye me të amnistuarin Zaev e kapi shtetin dhe tani sundon me mafinë”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se për tre vite të qeverisjes së LSDM-së, pamë krim dhe korrupsion, afera korruptuese  që kulmuan me aferën më të madhe në historinë e Maqedonisë, afera ‘Haraçi’.

“Tani e shohim se haraçi ka edhe vazhdim të haraçit. Pushteti jo vetëm që ka zhvatur biznesmenët e Maqedonisë, por e ka keqpërdorur fuqinë dhe ka ndikuar ndaj investitorëve të huaj”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se Ruskovska dhe Joveski janë ata që amnistojnë krimin e pushtetit.

Në fund thuhet se të gjithë do të përgjigjen për veprimet e veta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...