Pendarovski do të heq dorë nga privilegjet pas skadimit të mandatit - Bota Sot
Pendarovski do të heq dorë nga privilegjet pas skadimit të mandatit

Maqedonia

Pendarovski do të heq dorë nga privilegjet pas skadimit të mandatit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:28
Stevo Pendarovski

Kryetari Stevo Pendarovski, pas skadimit të mandatit nuk do t’i shfrytëzojë privilegjet të cilat i takojnë me ligj.

Për TV24, nga kabineti i tij thonë se Pendarovski do të heq dorë nga e drejta e shfrytëzimit të Kabinetit me bashkëpunëtorë dhe nga pensioni i përhershëm.

“Pas skadimit të mandatit, kryetari është i mendimit se duhet t’i sigurohet hapësirë në një nga institucionet shtetërore ku si ish-kryetar do të kryente aktivitetet protokollare”, thonë nga kabinet i Pendarovskit.

Propozimi për uljen e përfitimeve të ish-kryetarëve e ngriti Komisioni Anti-korrupsion pasi që shpenzimet i vlerësoi si joproduktive.

Sipas përllogaritjeve të tyre, Ivanov dhe Cërvenkovski për një vit kanë në dispozicion 100.000 euro për zyra, shofer, sigurim, bashkëpunëtorë dhe pension të kryetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...