Mbi 500 persona kanë marrë pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë - Bota Sot
Mbi 500 persona kanë marrë pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë

Maqedonia

Mbi 500 persona kanë marrë pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 08:53
“Dita e Groshës” në Tearcë

Mbi 500 të ftuar sot kanë marrë pjesë në manifestimin “Dita e Groshës” në Tearcë e cila u organizua për të dhjetën herë nga organizata CED.

Dita e groshës këtë vit për herë të 10-të u organizua në Tearcë, dhe aftësitë e tyre në këtë ngjarje i prezantuan banorët e rajonit, SHKA-të e tre kombësive që veprojnë në rajon, shkollat, si dhe u shfaq ekspozitë e Muzeut më të vogël etnologjik si dhe folk grupi “Sherbet”.

Sivjet kjo ngjarje u pasurua edhe me shënimin e ditës së Brezit të Gjelbërt Evropian, në kuadër të së cilës u prezantuan fotografi dhe film nga Fondacioni Gjerman “Euronatur”.

Për vizitorët, banorët e këtij fshati dhe miqtë e tyre gatuan mbi 100 kilogramë groshë dhe 100 kilogram Alvë tradicionale.

Pjesë e programit ishin edhe vallet tradicionale të përgatitura nga nxënësit e shkollave fillore të rajonit.

Në kuadër të manifestimit sivjet u organiza edhe Aksion për dhurim të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo ngjarje u organizua nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Grupin e Punës të Përhershëm – SWG, Platformën Miqtë e Sharrit dhe Fondacionit gjerman EURONATUR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...