Joveski përgjigjet se ku kanë përfunduar paratë nga afera ‘Haraçi’

Maqedonia

Joveski përgjigjet se ku kanë përfunduar paratë nga afera ‘Haraçi’

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:45
Ljubomir Joveski

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski thotë se në hetimi i parave nga çanta ‘Louis Vuitton’ ende është në procedurë. Ai mohon deklarimet tek një pjesë e opinionit se hetimi po vonohet.

“E nisëm këtë lëndë nga një procesverbal për padi penale, siguruam prova dhe e nisëm hetimin financiar. Deri në momentin e hapjes së hetimit kishim dëgjuar 15 persona. Merret përshtypja në opinion se po punojmë vetëm kur thërrasim dëshmitarë, por ne kishim momente të caktuara kur pritnim ekspertizat dhe analizat”, tha Joveski në intervistë për ‘Kod’.

Në pyetjen nëse është e saktë se Katica Janeva ka marrë pjesë në dhënien e gjysmë milioni euro në shtëpinë e Bojan Jovanvoski i njohur si Boki 13, Joveski tha se një fakt i tillë ende nuk është vërtetuar.

Sipas tij, dëshmitë e deritashme vërtetojnë se paratë na çojnë tek një pjesë e caktuar e politikanëve.

Joveski tha se mund të ketë avokatë dhe gjykatës të përfshirë dhe se së shpejti do të thirrjen në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat