“Boki 13” sot dëshmon për rastin “Haraçi”

Maqedonia

“Boki 13” sot dëshmon për rastin “Haraçi”

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Në Prokurorinë Publik për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot përsëri do të jep dëshmi i dyshuari i parë për rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski “Boki 13”, i cili është në paraburgim në burgun e Shkupit.

Jovanovski do të dëshmojë për së dyti herë për rastin “Haraçi”, pas dëshmisë së dhënë më 15 korrik të këtij viti kur ai u arrestua së bashku me të dyshuarin e dytë Zoran Milevski.

Pastaj, pas disa orësh marrjes në pyetje, Jovanovski u paraqit para gjykatës, ku me kërkesë të Prokurorisë Publike iu caktua masa e paraburgimit.

Për rastin “Haraçi” ndodhet në paraburgim edhe e dyshuara e tretë ish-prokurorja speciale, Katica Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat