Ajri i ndotur në Maqedoni mund të pastrohet deri në 97%! Mësoni ku mund të gjeni pastrues për shtëpinë tuaj

Maqedonia

Ajri i ndotur në Maqedoni mund të pastrohet deri në 97%! Mësoni ku mund të gjeni pastrues për shtëpinë tuaj

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:54
Ilustrim

Me fillimin e vjeshtës, shfaqet edhe problemi i kahmotshëm në Maqedoni. Me fillimin e sezonës së ngrohjes, riaktualizohet edhe tema për ndotjen e ajrit.

Edhe pse ndotja është e madhe, qytetarët janë neglizhent përballë zgjidhjeve dhe mundësive.

Institucionet, matësit e pavarur, organizatat jo-qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare janë duke reaguar për gjendjen e ajrit në Maqedoni dhe për këtë ka edhe nisma për të parandaluar këtë dukuri negative që ndikon tek shëndeti i njeriut.

Ajri i ndotur është i dëmshëm për organizmin duke filluar nga organet e frymëmarrjes, sistemi imunitar dhe rrjedhimisht edhe nëpër gjithë trupin.

Nga ajri i ndotur, tek fëmijët por edhe tek të rriturit ka probleme të ndryshme shëndetësore. Më shpesh problemet shfaqen në formë të zënies së hundëve, kollitje, maramendje, lotim të syrit dhe shumë probleme tjera.

Në përgjithësi, qytetarët në Maqedoni ende nuk kanë informacione rreth mundësive për pastrues ajri. Nëse në përgjithësi, qytetarët nuk mund të bëjnë asgjë, që të pastrojnë ajrin jashtë, ata mund të ndikojnë që ajrin ta pastrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Pastruesit e ajrit në Neptun ndikojnë që të pastrohet edhe ajri nga faktorët e brendshëm në shtëpi, si ajri i cigares, kuzhinës por edhe pluhur nga ambientet e brendshme të shtëpisë. Për kuriozitet, ajri në hapësira të brendshme e shtëpisë mund të jetë tre herë më i ndotur se ajri në ambiente të jashtme.

Pastruesi i ajrit nëpër shtëpi e largon ajrin e ndotur nga dhoma juaj. Së bashku me ajrin e ndotur, pastruesi merr edhe pluhurin, polenin dhe grimca të dëmshme që ju i keni nëpër shtëpi por të njejtat nuk i shihni.

Gjithë këto mundësi për të pastruar ajrin, për të ruajtur shëndetin tuaj qytetarët nëpër shitoret e Neptun-it nëpër gjithë Maqedoninë. Për çmime, informacione dhe specifikat e pastruesve të ajrit mund të gjeni informata këtu.

Për të pasur më shumë efikasitet pastruesi i shtëpisë suaj duhet që të shikoni se cili pastrues është për ambientin tuaj. Kjo rregullohet me madhësinë e hapsirës suaj të dhomës apo shtëpisë.

Ndërkohë, nëse nëpër shtëpitë tuaja keni problem me lagështinë në Neptun gjeni zgjidhje me humidifikues të ajrit, për të cilin më shumë informacione mund të merrni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat