Gjykimi për rastin “Magyar Telekom” shtyhet për më 30 shtator

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Magyar Telekom” shtyhet për më 30 shtator

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:19
Ilustrim

Rasti kundër ish-drejtorit të përgjithshëm dhe ish-drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atilla Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persoanve tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrim të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me kompaninë nga Qipro “Magyar Telekom”, është anuluar për më 30 shtator, për shkak të mungesës së dëshmitarit Sllobodan Bogoevski.

Për sot me propozim të mbrojtjes ishte ftuar të dëshmojë Sllobodan Bogoevski, për të cilin gjykata nuk kishte dëshmi se ai e ka marrë ftesën. Ndërsa në mënyrë shtesë Bogoevski e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të merr pjesë në seancën e sotme dhe se nuk i njeh të akuzuarit dhe aktivitetet e tyre.

Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuesi i akuzës është Lile Stefanovska. Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe po merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga prokuroria.

Gjykimi për “Magyar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e mori në duar Prokuroria Speciale Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat