Maqedoni, të ardhurat nga industria e mediave audio dhe audivizuale shënojnë rënie

Maqedonia

Maqedoni, të ardhurat nga industria e mediave audio dhe audivizuale shënojnë rënie

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:31
Ilustrim

Të ardhurat në industrinë e mediave audio dhe audiovizuale po bien nga viti në vit. Vitin e kaluar, transmetuesit gjeneruan të ardhura prej 2.451.65 milionë denarë, që është një rënie prej 6.03 përqind në krahasim me vitin 2017 kështu duke qenë më e ulëta në pesë vitet e fundit.

Këtë e dëshmojnë analizat së tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2018, të publikuara sot në mbledhjen e tretë publike të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Analiza përfshin performancën ekonomike të transmetuesit të shërbimit publik dhe televizioneve dhe radiove komerciale, si dhe të dhënat e matjes së audiencës televizive dhe radiove.

Në mbledhjen e ASHMAA-së, u promovua infografika e re për shkrim-leximin e mediave – Prapa titujve dhe prapa “lajmeve të rrejshme” të cilat janë në formatin origjinal të gjuhës angleze të përgatitur nga organizata ndërkombëtare EAVI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat