Bregu: KBR pret që të hapen bisedimet në mesë BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Bregu: KBR pret që të hapen bisedimet në mesë BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:57
Majlinda Bregu

“Ne në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (KBR) presim inkurajimin që vjen nga Bashkimi Evropian dhe presim që negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen këtë vit”, tha sekretarja e përgjithshme e BR-së, Majlinda Bregu gjatë takimit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor në New York.

Nga ana tjetër, shtoi Bregu, rajoni duhet të tregojë përkushtimin drejt rrugës evropiane dhe vullnet politik për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale të cilat ndikojnë në të gjithë rajonin dhe japin pamje negative për Ballkanin Perëndimor.

Takimi, siç deklaruan mbrëmë nga KBR, u realizua në margjinat e Asamblesë së 74-të të OKB-së, dhe të gjithë pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor u zotuan të hapnin negociatat, duke theksuar se kjo do të ishte e rëndësishme jo vetëm për ato vende, por edhe për rajonin në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat