Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet një shtetase e Kosovës

Maqedonia

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet një shtetase e Kosovës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:04
Ilustrim

Një shtetase e Kosovës ka marrë lëndime të rënda, në aksidentin në rrugën Tetovë-Shkup, i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Siç njoftojnë nga MPB, shoferi i makinës së tipit “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka goditur gardhin e rrugës.

“Makina është drejtuar nga 32-vjeçari nga Kosova, ndërsa është lënduar bashkudhëtarja 29-vjeçare, gjithashtu nga Kosova. Ajo menjëherë është dërguar në klinikën ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thonë nga MPB.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat