Katrougalos: Qeveria vonohet me punën e komisioneve për simbolet tregtare dhe librat

Maqedonia

Katrougalos: Qeveria vonohet me punën e komisioneve për simbolet tregtare dhe librat

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:25
Georgios Katrougalos

Edhe për kundër paralajmërimeve të qeverisë vërehet vonesa në punën e komisioneve për simbolet tregtare dhe komisionet e librave, tha ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos, duke adresuar kritikat deri tek qeveria aktuale greke, njofton AIM nga Athina.

“Kryeministri, për fat të keq edhe me udhëtimin e tij në Amerikë vazhdon me taktikën e njohur dygjuhëshe dhe nuk e shfrytëzoi kapitalin diplomatik të cilën vendi e ka marrë nga marrëveshja e Prespës që të promovojë interesat tona kombëtare. Dhe e gjithë kjo edhe përkundër sulmeve dhe paralajmërimeve të qeverisë, vërehet vonesa në lidhje me punën e komisioneve për simbolet tregtare dhe në lidhje me ato të librave”, tha Katrougalos.

Ish-shefi i diplomacisë greke shtoi se për këto tema ka adresuar edhe pyetje të deputetit deri tek ministri për Punë të Jashtme të Greqisë dhe nga ai kërkon qëndrim për “joaktivitetet dhe hipokrizinë që të mos humbet fuqia e marrëveshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat