Rama, Zaev dhe Vuçiq në tetor do të diskutojnë për formimin e “schengenit të vogël”

Maqedonia

Rama, Zaev dhe Vuçiq në tetor do të diskutojnë për formimin e “schengenit të vogël”

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:52
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, në fillim të muajit tetor në Beograd do të diskutojnë për zhvillim të përbashkët ekonomik, në takimin që do të mbahet për të formuar të ashtuquajturën “Shengeni i vogël”.

“Çdo shtet në Ballkanin Perëndimor është i vogël për të tërhequr investues global, pa të cilët është e pamundshme të sigurohet zhvillim ekonomik. Por, së bashku mund të jemi më konkurrues, si drejt BE-së, po ashtu edhe për tregjet tjera botërore. Kjo qartë është treguar edhe në rastin me hapjen e kompanisë së re të ‘Volkswagen'”, tha sot zv.kryeministrja serbe Zorana Mihajloviq.

Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e ndonjë “Jugosllavie të re” ose “Ballkani të madh”, por për zbatimin e logjikës së pastër ekonomike, e cila mund të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.

“Ajo që duhet të bëjmë çdo njëri prej neve është të largojmë gjitha tatimet e brendshme dhe barrierat doganore për transport të mallrave, në mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e në këtë mund të kemi mbështetje nga bashkësia transportuese, selia e së cilës është hapur në Beograd”, tha Mihajlloviq.

Mihajlloviq e cila njëkohësisht është ministre për Ndërtimtari, Transport dhe Infrastrukturë, vlerësoi se do të ishte mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ketë politikë infrastrukturore të harmonizuar.

“Ndoshta hapi i parë në këtë drejtim mund të jetë krijimi i një rrjeti rajonal të ngarkuesve për makinat elektrike, pasi bëhet fjalë për teknologji të së ardhmes, si dhe një pikë pagese për rrugët, e cila do të mundësojë që qytetarët tonë të kalojnë rampat pa u ndalur”, tha Mihajlloviq.

Ndryshe, presidenti serb dje në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York, tha se Zoran Zaevi dhe Edi Rama më 9 dhe 10 tetor do të qëndrojnë për vizitë në Serbi, me çka do të diskutohet për tema të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat