Osmani: Kriteret e Bundestagut gjerman janë pozitive

Maqedonia

Osmani: Kriteret e Bundestagut gjerman janë pozitive

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:42
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sqaroi se kriteret e përcaktuara nga Bundestag gjerman për Maqedoninë pak para miratimit të një vendimi pozitiv për fillimin e negociatave të pranimit në BE nuk janë asgjë e re, domethënë, ato nuk janë kushte të reja dhe se ato janë pozitive për vendin tonë.

Ai tha se presim që në dhjetor të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, mirëpo ende nuk është mbyllur, ende nuk kemi vendim final nga Franca dhe Holanda kryesisht në kontekst të qasjes rajonale. Punuam shumë këto ditë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të takuar kryeministrat për t’i bindur se sa e rëndësishme është data e 15 tetorit”, tha Osmani për “Deutche Welle”.

Ai tha se ne nuk duam të bindim Francën dhe Holandën që të bëhemi anëtare nesër, ky proces është i gjatë, ne duam të inkorporohemi në një proces të pakthyeshëm.

Natyrisht ky proces, siç tha ai, do të ketë pasoja pozitive sepse do të nxit reformat në vend.

Osmani tha se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria duhet të marrin datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat