Pendarovski realizoi takim me Jankoviq, shef i Zyrës për lidhje me NATO-n

Maqedonia

Pendarovski realizoi takim me Jankoviq, shef i Zyrës për lidhje me NATO-n

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:13
Pendarovski realizoi takim me Jankoviq

Kryetari Stevo Pendarovski në takimin e sotën me shefin e Zyrës për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq, theksoi se me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO do rrumbullaksohet një nga përcaktimet kryesore strategjike të shtetit, me çka do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm dhe do të reflektohet pozitivisht në stabilitet dhe prosperitet të rajonit.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, kryetari në takim me Jankoviq ka shprehur pritje për përfundim sa më të shpejtë të Protokollit për anëtarësimin në NATO nga ana e vendeve anëtare, me çka Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht bëhet anëtare e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike..

“Pendarovski theksoi rolin e Zyrës për lidhje me NATO-në në Shkup në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përmbushjes së kritereve dhe standardeve për anëtarësim të plotë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Kryetari dhe shefi i Zyres për lidhje me NATO-n në takim këmbyen mendime për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e shtetit me NATO-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat