Zaev në OKB: Përfundimisht e kompletuam kartën tonë personale

Maqedonia

Zaev në OKB: Përfundimisht e kompletuam kartën tonë personale

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:27
Zoran Zaev

“Më në fund e kompletuam kompletuam kartën tonë personale në Kombet e Bashkuara. Përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhë qëndron: gjuha maqedonase, ndërsa për shtetësi: maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë dhe me këtë kontribuuam që të përforcohet stabiliteti rajonal dhe të nxitet zhvillimi i Ballkanit Perëndimor”.

Këtë mes tjerash e tha kryeministri Zoran Zaev në sesionin plenar të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës, së bashku me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, e përshpejtoi integrimin në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin në BE.

“Dëshiroj këtu të nënvizoj se i jemi falënderues KB-së për tërë mbështetjen, që më së shumti është parë përmes punës punës 20 vjeçare me përkushtim dhe të palodhshme të Matthew Nimetz, i dërguar special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, i cili ka punuar me ne në gjetjen e zgjidhjes. Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i dukur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut dhe se është shembull i dobishëm për shumë çështje të hapura”, potencoi Zaev.

Në vazhdim të fjalimit të tij para përfaqësuesve të shteteve dhe popujve të botës, kryeministri Zaev theksoi se Asambleja e Përgjithshme vjetore sërish bën thirrje në bashkim të kombeve në luftën për paqe, demokraci, të drejta të njeriut, qeverisje të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Bota është në një udhëkryq dhe prandaj na duhet Organizatë më e fuqishme e Kombeve të Bashkuara, e cila do të qëndrojë pas të gjithëve dhe do të japë rezultate për të gjithë dhe askënd të mos e lë pas vetes. Një bote të bllokuar me pasiguri i duhet rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, multilaterizëm të efektshëm”, theksoi Zaev.

Duke u përqendruar në njërën prej temave qendrore të kësaj asambleje – ndryshimet klimatike, kryeministri potencoi se është i nevojshëm realizim i konkludimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe ta njohim dhe ta pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në botë dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime tek njerëzimi.

Ai gjithashtu tha se si vend partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë drejt përpjekjeve multilaterale për luftë kundër terrorizmit, si dhe në ballafaqimin edhe me një sfidë bashkëkohore – emigrimet masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat