Ohër, pronarët fillojnë vetë t’i largojnë ndërtimet pa leje

Maqedonia

Ohër, pronarët fillojnë vetë t’i largojnë ndërtimet pa leje

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:15
Ohër

Pronarët e objekteve pa leje në Komunën e Ohrit kanë filluar vetë të rrënojnë verandat pranë objekteve.

Ky veprim vjen pas njoftimit nga Komuna e Ohrit se gjatë fundjavës do të kryhet inspektim, ndërsa në rast se deri atëherë pronarët nuk fillojnë me rrënimet, komuna do të shemb ndërtimet vetë ndërsa pronarët e objekteve do të paguajnë shpenzimet.

“Pas prishjes së secilit objekt individualisht, kompania e përzgjedhur për heqjen e ndërtesave pa leje do t’i paraqesë një listë të shpenzimeve komunës për punën e bërë. Pastaj, komuna me procesverbal, koston e prishjes do tua faturojë pronarëve”, njoftuan nga Komuna e Ohrit.

Ndërsa kryetari i Ohrit Konstatin Georgievski, dje tha se për të gjitha ndërtimet pa leje do të veprohet në përputhje me ligjin, duke shtuar se për këtë problem duhet kohë më e gjatë për t’u zgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat