Strumicë, kapen 17 emigrantë nga Bangladeshi

Maqedonia

Strumicë, kapen 17 emigrantë nga Bangladeshi

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë të SPB Strumicë dhe Qendra rajonale për punë kufitare, në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë në tre makina kanë kapur 17 emigrantë nga Bangladeshi.

“Zyrtarët policorë të SPB Strumicë dhe Qendra rajonale për punë kufitare Lindje, në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë në hyrje të Strumicës, kanë ndaluar makinën ‘Seat Altea’ me targa të Shkupit e drejtuar nga 29-vjeçari nga fshati Nikushtak, makinën ‘Volkswagen Passat’ me targa të Shkupit e drejtuar nga 21-vjeçari nga Shkupi dhe makinën ‘Audi A6’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga 25-vjeçari po ashtu nga Shkupi”.

“Gjatë kontrollit, në këto makina janë gjetur 17 emigrantë nga Banglladeshi, ndërsa shoferët e makinave janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshem”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzojnë paditë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat