Fjalët e para të ambasadorit të parë grek në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Fjalët e para të ambasadorit të parë grek në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:00
Dimitris Janakakis

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat akredituara të Dimitris Janakakis, ambasador i Greqisë në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja e Prespës jep mundësi të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve dhe më vjen mirë që e kemi filluar dhe jemi duke e vazhduar këtë proces” tha Pendarovski pas pranimit të letrave akredituese nga ambasadori i ri.

“Marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave vendosen në mes dy vendeve, disa muaj pas marrëveshjes së famshme të Prespës, që shtron rrugën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjithë fushat e mundshme për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike që i ngjajnë dy shteteve me vlera euro-atlantike” shtoi Pendarovski

“Marrëdhënia mes dy shteteve është në interes të dy shteteve që të vendosin marrëdhënie diplomatike stabile për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe dy vendeve në veçanti” tha mes tjerash Janakakis.

Ndërkohë ky është ambasadori i parë, historik. Marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave vendosen në mes dy vendeve, disa muaj pas marrëveshjes së famshme të Prespës, që shtron rrugën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat