Popovski: Do të bëhemi pjesë e BE-së, bisedimet është dashur që të fillojnë para 15 viteve

Maqedonia

Popovski: Do të bëhemi pjesë e BE-së, bisedimet është dashur që të fillojnë para 15 viteve

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 20:36
Nikolla Poposki

Ish-Ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki në intervistën e sotme për “TV21” tha se vendi ynë do të jetë pjesë e BE-së dhe e meritoi atë, por shtoi se procesi duhej të kishte filluar 15 vjet më parë, jo tani.

“Absolutisht me faktin ne do të jemi anëtarë, do të fillojmë bisedimet, nuk është ndonjë dhuratë është diçka që është dashur të fillojmë para 15 vjetëve jo tani”, tha Popovski.

Ai tha se bëhet fjalë për kohën se kur, ndërsa kohën do ta caktoj klima e cila ndodhet brenda vendeve anëtare.

Ai shtoi se nevoja për reformat e brendshme të BE-së do të përcaktojë se për sa kohë ne mund të bëhemi anëtare e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat