OBRM-PDUKM: LSDM nuk realizoi asgjë nga ajo çfarë kishte premtuar

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk realizoi asgjë nga ajo çfarë kishte premtuar

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se LSDM nuk realizoi asgjë nga ajo çfarë kishte premtuar.

Sipas OBRM-PDUKM-së, e vetmja reformë e Qeverisë së Zaevit është rritja e reformave që u vendosën më 1 janar të këtij viti dhe për këtë shkak një pjesë e madhe e ndërmarrësve dhe pronarëve, biznesin e tyre e dërgojnë tek shtetet fqinje.

“Premtuan rritje të pensioneve, jetesë të dinjitetshme në pension, dhe sot pensionistët kanë rritje të pensionit për 36 denarë. Premtuan 500 kilometra rrugë, dhe ju duheshin thuajse tre vite që autostradën e gatshme ta lëshojnë në përdorim”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se investitorët ikin nga Maqedonia duke përmendur kompaninë spanjolle ‘Rubaru’, të cilët ikën dhe do ta padisin Maqedoninë për dëm milionësh.

“Premtuan paqe dhe drejtësi, ndërsa porositë ju kryenin prokurorët, gjykatësit të cilët janë kapur në krim. Prokurorja Ruskovska e përfundoi rastin ‘Haraçi’ vetëm me tre të dyshuar të cilët e kanë bërë gjithë këtë, e kanë paramenduar dhe i kanë mbledhur milionat”, thuhet në njoftimi e OBRM-PDUKM-së duke përmendur se ‘Prokuroria Ruskovska’ ka mbrojtur funksionarët qeveritarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat