Maqedonia vendos marrëdhënie diplomatike me Tunisin dhe Armeninë

Maqedonia

Maqedonia vendos marrëdhënie diplomatike me Tunisin dhe Armeninë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Në margjinat e Debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashmte, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij nga Tunisi, Kemais Zinao nënshkruan Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov e ka nënshkruar edhe me homologun e tij armen, Zohrab Mnacakanjan.

“Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Tunisit do vendosin vendosjen e dialogut politik dhe krijimin e mundësive për intensifikimin e këmbimit ekonomik dhe kulturor, si dhe bashkëpunimin në plan multirateral”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Vendoja e marrëdhënieve diplomatike me Armeninë do të kontribuojë drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Me formalizmin, mundësohen perspektiva të reja për zhvillimin e dialogut politik, intensifikimit të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat