Sa para ka shpenzuar Maqedonia për zjarret që ndodhën?

Maqedonia

Sa para ka shpenzuar Maqedonia për zjarret që ndodhën?

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Nga 129 zjarre të regjistruara gjatë vitit 2018 është shkaktuar dëm prej 69 milionë denarë apo rreth 1.15 milionë euro. Kjo shifër është e vogël nëse krahason me vitin e kaluar kur vendi ishte në minus prej 32 milionë euro.

Zjarret e vjetshme kanë përfshirë rreth 2.800 hektarë ndërsa gjatë vitit 2017 zjarri përfshi 13.300 hektarë në 364 zjarre.

Shpenzimet për shuarjen e zjarrit kanë qenë 2.3 milionë denarë. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, pjesa më e madhe, apo gjithsej 80 ndodhën në pyll ndërsa pjesa tjetër jashtë.

Ndërmarrje Publike ‘Pyjet Nacionale’ njofton të hyrat nga pagesa e dëmeve në pyje është 27.3 milionë denarë, ndërsa të ardhurat nga shitja e drunjve të konfiskuar janë 24 milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat