Evitohet rrahje fizike në ‘Njegosh’, maqedonasit kundër ndërtimit të shkollës për shqiptarët

Maqedonia

Evitohet rrahje fizike në ‘Njegosh’, maqedonasit kundër ndërtimit të shkollës për shqiptarët

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:09
Foto

Sot është evituar një rrahje fizike në ‘Njegosh’ të lagjes Jurumleri. Banorët maqedonas që kundërshtonin vetëm paralelen shqipe, tashmë po kundërshtojnë edhe ndërtimin e shkollës shqipe.

Në video shihet se si një banor i përkatësisë etnike thotë se ky vend nuk është Shqipëri.

Komuna e Gazi Babës nuk dha leje që nxënësit shqiptarë të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se tashmë është dhënë leje që të ndërtohet një objekt i ri ku rreth 100 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

Në video-incizimin e TV Klan Maqedoni shihet se maqedonasit tashmë kundërshtojnë edhe ndërtimin e objektit të shkollës me arsyetimin se nëse ka objekt të ri për shqiptarët pse të mos ketë edhe për maqedonasit.

Përndryshe, 23 nxënës për gati një muaj nuk ndjekin mësimin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat