Osmani: Jam i bindur se Maqedonia e Veriut merr datë për nisjen e bisedimeve

Maqedonia

Osmani: Jam i bindur se Maqedonia e Veriut merr datë për nisjen e bisedimeve

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 20:22
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është i bindur se Maqedonia e Veriut më 17 tetor do të merr datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Unë mendoj që po. Mund të them për herë të parë në mënyrë optimiste se këtë vit nisim bisedimet”, tha Osmani në intervistën e tij për Kanal5.

Sipas Osmanit, pas Gjermanisë edhe nga Franca pritet të ketë vendim pozitiv në nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Infromacionet nga vendet anëtare janë të tilla dhe se Franca do të përgjigjet pozitivisht ndaj argumenteve që i shfaqëm si shtet gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha Osmani duke shtuar Bundestagu gjerman dha mesazh të fuqishëm ndaj vendeve anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat