Shkup, 27 aksidente gjatë fundjavës

Maqedonia

Shkup, 27 aksidente gjatë fundjavës

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Dy këmbësorë kanë humbur jetën, ndërsa një shofer i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 15 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 11 prej gjithsej 27 aksidenteve që kanë ndodhur fundjavën e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka përjashtuar 57 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 63 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 33 shoferë para se ta marrin patentë shoferi, nëntë shoferë fillestarë, 37 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkim.

Për parkim të padrejtë janë dhënë 220 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 128 automjete.

Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, dy shoferë për qëndrim të padrejtë, dy shoferë për arritje të padrejtë, 17 shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, nëntë për mosshfrytëzim të kasketës mbrojtëse nga ana e vozitësve të motorit, mopedit dhe motoçikletës, pesë për mosmbajtje të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit dhe 27 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat