Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën

Maqedonia

Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:41
Pamje nga takimi

“Çdo herë kemi thënë se Maqedonia e Veriut mund të mbështetet tek ne për në BE, por asnjëherë nuk kemi thonë se do t’i mbështesim pa kushte. E ardhjma e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi”.

Këtë e tha kryeministri bullgar Boyko Borissov, pas takimit konsultativ me presidentin Ruman Radev, në të cili ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zakharieva dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

“Ne nuk kemi popull më të afërt. Është shumë e rëndësishme që të pranohen në BE, por e rëndësishme është edhe ta kuptojnë se kjo varet nga ata. Për këtë arsye apeloj që të ndalojnë së luajturi me historinë, me të kaluarën dhe të koncentrohen drejt të ardhmes”, tha Borissov.

Ai shtoi se Sofja dëshiron që së bashku me Maqedoninë e Veriut, negociatat t’i fillojë edhe Shqipëria.

Ndërsa Karakaçanov, sikurse edhe para disa ditëve, tha se Bullgaria nuk mund që pa kushte ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendosë kushte të qarta.

Edhe ai mendon se varianti më i mirë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë së bashku negociatat për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat