Nëse Spanja nuk e ratifikon protokollin në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s në janar

Maqedonia

Nëse Spanja nuk e ratifikon protokollin në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s në janar

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ka marrë mbështetjen e parlamenteve të 22 vende, nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s dhe procedurat janë në proces në gjashtë vende.

Mbetet e paqartë nëse Spanja do të jetë në gjendje të ratifikojë marrëveshjen deri në dhjetor kur është caktuar Samiti i NATO-s, për shkak të zgjedhjeve të planifikuara për 10 nëntor të këtij viti.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deklaroi se shpreson që procesi të përfundojë në Spanjë, por kjo mund edhe të mos ndodhë.

“Sipas raportimeve, ka shpresë se edhe ata do ta përfundojnë procesin deri në dhjetor. Por në çdo rast, hipotetikisht, nëse jo, mendoj se pas pushimeve, para dhe pas vitit të ri, mbledhja e parë e Këshillit Veriatlantik që zhvillohet çdo javë, mund të bëhet një ftesë dhe kështu të zyrtarizohej anëtarësimi i plotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Në këtë kontekst, unë mendoj se nuk është problem për vendin tonë duke pasur parasysh se këto afate në raste të tjera kanë zgjatur të paktën 18 muaj. Deri në dhjetor presim që kjo të përfundojë në 9 muaj, nëse zgjatet për një muaj nuk ka asnjë problem qoftë politik, sepse ky proces tashmë ka mbaruar”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat