Janmaat: Maqedonia e Veriut do të merr datë për negociatat me BE-në

Maqedonia

Janmaat: Maqedonia e Veriut do të merr datë për negociatat me BE-në

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:54
Frek Janmaat

Udhëheqësi i sektorit për punë ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Shkup, Frek Janmaat, sot deklaroi se Maqedonia e Veriut do të merr datë në muajin tetor, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Ai thotë se për kët duhet të pritet deri në tetor, por u shpreh i bindur se kjo do të ndodh. Janmaat këto deklarata i bëri në diskutimin e sotëm dedikuar projektit për qasje të barabartë për drejtësi efektive.

Udhëheqësi i sektorit për punë ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Shkup, Frek Janmaat, sot deklaroi se Maqedonia e Veriut do të merr datë në muajin tetor, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Ai thotë se për kët duhet të pritet deri në tetor, por u shpreh i bindur se kjo do të ndodh. Janmaat këto deklarata i bëri në diskutimin e sotëm dedikuar projektit për qasje të barabartë për drejtësi efektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky projekt vjen në një moment të mirë para vendimit të BE-së në muajin tetor. Në kuadër të tij janë përfshirë qeverisja e të drejtës dhe mjedisit jetësor. Qeverisja e të drejtës është kapitulli i parë i cili hapet, ndërsa mjedisi jetësor është më i madh me numër më të madh të ligjeve të cilat legjislacioni maqedonas duhet t’i miratojë me legjislacionin evropian”.

“Projekti vjen në dritë të vendimit për fillimin e negociatave. Jam i lumtur që BE-ja mund ta mbështesë këtë projekt për drejtësi efektive, të zbatuar nga Florazom dhe Asociacioni për të drejtë ekologjike dhe menaxhment nga Hungaria”, theksoi Janmaat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat