Radev: Bullgaria të ndërtojë qëndrim kombëtar për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Radev: Bullgaria të ndërtojë qëndrim kombëtar për Maqedoninë e Veriut

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:28
Rumen Radev

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian është një hap i rëndësishëm me të cilin garantohet paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe prosperitet të Evropës Juglindore. Bullgaria gjithmonë në mënyrë parimore e ka mbështetur perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të mos harrojmë se ne jemi të parët që e kemi njohur pavarësinë e këtij vendi”.

Këtë e deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev, pas takimit konsultativ që kishte me krerët tjerë shtetëror, e që u mbajt me iniciativë të tij, në të cilin u diskutua për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Radev tha se ato kërkesa dhe kritere duhet të jenë pjesë e kornizës për negociata dhe duhet të bëhen parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Qeveria bullgare është e përkushtuar në formulimin e synimeve të qarta që duhet të arrihen para përfundimit të procesit negociues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Gjithashtu, synime specifike të përkohshme që duhet të zgjidhen në çdo fazë të njëpasnjëshme të këtij procesi të negociimit, me përcaktime të qarta. Qëndrimi i tillë duhet të prezantohet para parlamentit bullgar, që ai të jetë i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Radev.

Ai shtoi se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet planeve mësimore, librave, shkrimeve në muze dhe pllakata, si dhe qëndrimet e mediumeve.

Presidenti bullgar konsideron se duhet të vendosen “linja të kuqe” të cilat do të garantojnë integrim evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë në llogari të përdorimit të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar.

Ai vlerëson se është e nevojshme në fillim të procesit negociues në mënyrë të hapur të parashtrohen kushtet, nga të cilat do të varet zbatimi në fazën e ardhshme nga procesi negociues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat