Aceski: Sistemi arsimor i ‘Shën Kirilit dhe Metodit’ është i korruptuar - Bota Sot
Aceski: Sistemi arsimor i ‘Shën Kirilit dhe Metodit’ është i korruptuar

Maqedonia

Aceski: Sistemi arsimor i ‘Shën Kirilit dhe Metodit’ është i korruptuar

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:43
Ilija Aceski

Profesori i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit ‘Shën Kirilit dhe Metodit’, Ilija Aceski tha se “‘Shën Kirili dhe Metodi’ është në komë. Në këtë fakultet shumë pak hulumtohet. Sistemi arsimor është i korruptuar, dhe me arsim jocilësor shkatërrohet një komb i tërë”.

Në performancën e sotme, para Rektoratit, profesori Aceski e promovoi doracakun “Çuditë nga ‘Shën Kirili dhe Metodi'” duke porositur reforma në Universitet.

“Në këtë fakultet ka shumë pak publikime cilësore. Në këtë fakultet ka probleme me studimin. Kjo zgjat shumë, gjegjësisht nga koha kur nisëm me sistemin e bolonjës apo ECTC sistemin”, tha Acevski.

Sipas tij, në disa institute apo reparte po punohet në mënyrë solide, por pjesa më e madhe e arsimimit është e shkatërruar, me krim dhe me arsim jocilësor.

Aceski thotë se po vonohemi në reforma ndërsa në mënyrë që të përmirësohet gjendja duhet të zgjohen ata që udhëheqin me këtë institucion dhe të nisin me reforma.

“Kemi shkatërruar një pjesë të mirë të fëmijëve. Ka studentë të zellshëm dhe ata vet janë të zhgënjyer. Kur sistemi është i korruptuar nuk zgjedh nëse ju jeni të ndershëm, nëse punoni ose jo, në këtë sistem përfitojnë më së shumti ata që punojnë më pak”, tha Aceski.

Sipas Aceskit, në jetojmë me kulturën e korrupsionit, dhe pikërisht për këtë, kolegët e tij ikin nga shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...