Zaev takohet me Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës ndërroi realitetin mes dy vendeve - Bota Sot
Zaev takohet me Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës ndërroi realitetin mes dy vendeve

Maqedonia

Zaev takohet me Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës ndërroi realitetin mes dy vendeve

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:40
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras sot theksuan se Marrëveshja e Prespës meriton përkrahjen nga të dyja vendet.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, takimi ka qenë në atmosferë pozitive dhe miqësore ku dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës.

“Marrëveshja e Prespës ndryshoi realitetin mes dy vendeve dhe krijuan një dinamikë pozitive në rajon”, konluduan Zaev dhe ish-kryeministri Tsipras.

Në bisedë, shtojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konstatuar se nga 17 qershori i vitit të kaluar, bashkëpunimi mes dy vendeve ka nisur të thellohet.

Në takim Zaev dhe Tsipras konstatuan përfitimet si rritja e këmbimit tregar për 20%, procedurat e nisura për vendkalime të reja mes dy vendeve, bashkëpunimi i afërt në fushën e mbrojtjes si pjesë si dhe përforcimi i bashkëpunimin në më shumë fusha.

“Në takim tek kabineti i Zaevit bashkërisht është përshëndetur anëtarësimi i vendit tonë në NATO, që është në fazë përfundimtare”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.

Dy bashkëbiseduesit në takim e përshëndetën mbështetjen e fuqishme në nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...