Maqedoni, sot mbahet ora e parë akademike për studentët e rinj - Bota Sot
Maqedoni, sot mbahet ora e parë akademike për studentët e rinj

Maqedonia

Maqedoni, sot mbahet ora e parë akademike për studentët e rinj

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 08:59
Foto

Në fakultetet pranë universiteteve të vendit sot solemnisht do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020.

Fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020 tradicionalisht do të shënohet në Universitetin “Shën Kirili e Metodi” në Shkup, në fakultetet e të cilit me orë të parë akademike do të priten qytetarët e rinj akademik.

Rektori i UKM-së, Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orët e para akademike të studentëve të Fakultetit për Art Muzikor dhe në Fakultetin Ekonomik, që do të mbahen në hapësirat e këtyre fakulteteve, me çka simbolikisht do t’u dërgojë porosi të gjithë studentëve të saporegjistruar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të marrë pjesë në orën e parë akademike në Fakultetin për Siguri në Idrizovë, i cili është anëtar i Universitetit në Manastir.

Me rastin e fillimit të vitit të ri studimor, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip ora e parë akademike do të mbahet në Qendrën multimediale, e vendosur në Fakultetin Ekonomik, ku do të flasin studentë dhe rektori i Universitetit, Bllazho Boev.

Njëherit, Akademia figurative pranë UGD do të hapë ekspozitë studentore në galerinë artistike “Bezisten” të titulluar “Arti dhe njeriu”, ku vepra të veta do të prezantojnë 12 studentë.

Viti i ri akademik do të shënohet edhe në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) me fjalim të rektorit Abdulmenaf Bexheti dhe kryetarit të Parlamentit studentor, Arjon Fejzullai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...