Tsipras: Vendet tona nuk janë më kundërshtare

Maqedonia

Tsipras: Vendet tona nuk janë më kundërshtare

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:08
Alexis Tsipras

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, sot në fjalimin e tij në samitin “The Economist”, tha se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm në Bashkimin Evropian dhe për këtë sipas tij, duhet t’i mundësohet fillimi i negociatave me BE-në në muajin tetor.

Tsipras foli edhe për Marrëveshjen e Prespës, ku tha se me atë është konfirmuar edhe ambicia e BE-së për të vendosur paqe dhe stabilitet në këtë rajon.

“Në momentin kur është nënshkruar marrëveshja, të gjithë kanë ndjerë se e ndërtojnë historinë. Gjithë e dimë se hapi më i rëndësishëm është bërë, pasi vendet tona nuk janë më kundërshtarë. Të dy palët do t’i shohin dobitë e kësaj marrëveshje”, tha Tsipras.

Sipas tij, marrëveshja e simbolizon fitoren e diplomacisë mbi nacionalizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat