Mitchell: Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv që duhet të shpërblehet

Maqedonia

Mitchell: Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv që duhet të shpërblehet

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:10
Wess Mitchell

Ish ndihmës-sekreatri i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell sot në fjalimin e tij në Samitin e ‘Ekonomist’ në Shkup tha se “perëndimi duhet të tregojë se shembujt pozitiv duhet të shpërblehen, ndërsa Marrëveshja e Prespës ishte shembull pozitiv. Kjo marrëveshje hapi kapitull të rri në Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, që dha mundësi më të mirë për bashkëpunim ekonomik dhe hapi rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës ka efekt ndaj gjithë rajonit, dhe kjo është rezultat i një seri aktivitete dhe është e rëndësishme për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Mitchell theksoi se edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ndërsa si ngjarje kyçe për të ardhmen e rajonit i ceku bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe nisja e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Janë ngjarje pozitive që nuk mund të paramendoheshin para disa kohe. Bëhet fjalë për procese më të thella. Ne në perëndim para disa kohe mendonim se Ballkani nuk do të mund t’i tejkalojë sfidat në politikë, por edhe në siguri dhe ekonomi, po duket se këto kohë kanë përfunduar. Rajoni dhe bota tani duken ndryshe nëse krahason 90 vite më parë. Kaluan 16 vite që kur në Selanik ju premtua Ballkanit Perëndimor perspektiva evropiane. Presim që kjo të realizohet”, tha Mitchell.

Ai paralajmëroi se nëse vendet e rajonit nuk bëhen pjesë e Bashkimit Evropian diçka tjetër do ta zëvendësojë.

“Duhet në mënyrë politike dhe ekonomike ta mbështesim rajonin. Perëndimi duhet të shihet nga vendet në rajon si mjet për vendosjen e paqes dhe prosperitetit”, tha Mitchell.

SHBA-të, siç tha Mitchell, nuk kërkojnë territore në rajon por angazhohen për shtete të fuqishme demokratike ku mund lirisht të vendosin se me cilët aleatë do të bashkohen.

Ai është i mendimit se Rusia dhe Kina kanë përparësi në rajon për shkak se beson se ata i përmbushin premtimet e tyre. Vzioni i Rusisë dhe Kinës për tv ardhmen e Ballkanit Perëndimor, sipas tij, nuk parasheh liri dhe zhvillim të lirë të konkurrencës, por kufizim. Rusia e rritë ndikimin në Evropën Lindore, poashtu edhe kina, që përpiqen të fitojnë dominim gjeopolitik dhe ekonomik.

“Ballkani është i rëndësishëm që nga koha antike. Fuqitë e mëdha kanë shfrytëzuar dhe kanë keqpërdorur rajonin, shfrytëzohet dobësia e shteteve të vogla që të arrihet dominim në rajon”, tha mes tjerash Mitchell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat