Osmani: Evropa nuk do të lejojë kolapsin e procesit të zgjerimit në tetor

Maqedonia

Osmani: Evropa nuk do të lejojë kolapsin e procesit të zgjerimit në tetor

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:57
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, sot mori pjesë në Samitin e ‘Ekonomist’ me temë “Përforcimi i momentumit për integrimin evropian” në Shkup.

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e rezultatit të samitit të BE-së në tetor, për vendin, rajonin, por edhe për gjithë kontinentin. “Për derisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënoj besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, theksoi Osmani.

Në vazhdim, Osmani iu referua edhe aktualiteteve në vend dhe rajon lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, në kontekst të rezultateve dhe vendimeve të pritura nga Samiti i ardhshëm Evropian në tetor. Ai potencoi edhe suksesin e Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve më të mëdha me fqinjët, si dhe reformat e zbatuara evropiane, me të cilën u bë lider i zgjerimit të idesë evropiane në Ballkan.

Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij në panelin “Perspektiva e BE-së”, së bashku me Gaj Verhofshtat, Kryeministër i mëparshëm i Belgjikës edhe Euro-deputet aktual dhe Dimitrios Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian. Në samitin e “Ekonomist” mes mysafirëve dhe panelistëve ishin edhe Kryeministri Zoran Zaev, ndihmës sekretar i mëparshëm amerikan për Evropë dhe Euroazi Ves Miçel, Kryeministrat e mëparshëm të Greqisë dhe Belgjikës Aleksis Cipras dhe Gaj Verhofshtat, Martin Shulc Kryetar i mëparshëm i Parlamentit Evropian, si dhe politikan të njohur të mëparshëm dhe funksionar nga Evropa dhe SHBA-të, kurse të pranishëm ishin më shumë se 400 pjesëmarrës. Mes të cilëve biznesmen të huaj, politikanë dhe menaxher të kompanive të rëndësishëm për ambicien rajonale për integrimet euro- atlantike, si dhe gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat