Spasovski: Rreth 50 të punësuar në ish-DSK-në nuk mund punojnë tani në MBP

Maqedonia

Spasovski: Rreth 50 të punësuar në ish-DSK-në nuk mund punojnë tani në MBP

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 14:49
Olvier Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Olvier Spasovskit tha se rreth 50 të punësuar të ish-Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim u është vërtetuar rreziku që ata të punojnë në shërbimet e sigurisë dhe duhet të dalin nga MPB dhe të dërgohen në institucione tjera.

Spasovski tha se të punësuarit në DSK të cilët nuk kanë aplikuar në agjencinë e re do të mbesin në MPB, ndërsa ata që nuk kanë kaluar vetingut do të shkojnë në institucione tjera

“Punojmë në sistematizim me qëllim që të merren vendimet në MPB, përveç atyre që u është vërtetuar rreziku i sigurisë dhe të cilët do të duhet ta braktisin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të barten në institucione tjera”, theksoi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat