Deskoska: Qëndrimet rreth Ligjit për Prokurorinë Publike mbeten të njëjta

Maqedonia

Deskoska: Qëndrimet rreth Ligjit për Prokurorinë Publike mbeten të njëjta

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:37
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se nuk ka konsultime informale mes grupeve të punës nga pushteti dhe opozita maqedonase për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Deskoska vërtetoi se qëndrimet mbeten të njëjta dhe se ka ende kundërshtime me opozitën maqedonase OBRM-PDUKM.

“Për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike nevojiten 80 vota që Qeveria nuk i ka për momentin. Kompromis do të thotë shkelje të standardeve dhe parimeve evropiane dhe kompromis për miratimin e një ligji më të keq nga ky ekzistuesi dhe nuk do të pranohet nga BE”, tha Deskoska.

Kryeministri Zaev para disa ditësh në Nju Jork deklaroi se pret që pushteti dhe opozita t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe ta miratojnë Ligjin për Prokurori Publike dhe se është i gatshëm që bashkërisht me Mickoskin ta mbyll këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat