Mickoski informoi ambasadorin hollandez për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Mickoski informoi ambasadorin hollandez për rastin “Haraçi”

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 21:05
Pamje nga takimi

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ambasadorin hollandez, Dirk Jan Kop. Në takim, ata diskutuan për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe proceset strategjike dhe reformat që kanë një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit.

“Mickoski njoftoi ambasadorin e Hollandës për një seri skandalesh korruptimi që përfshijnë zyrtarë qeveritarë dhe LSDM. Kryetari i OBRM-PDUKM-së theksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë dhe të efektshme të rastit “Haraçi 1” dhe rasti “Haraçi 2″ në të cilat të gjithë ato që janë përfshirë do të përgjigjen.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se sundimi i ligjit është thelbësor për të ardhmen e vendit, kryesisht për shkak të realizimit të interesit strategjik të shtetit në marrjen e një date për negociatat me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin tonë në BE”, thuhet në deklaratën e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat