OBRM-PDUKM thotë se rejtingu i LSDM-së po bie për shkak të politikave të gabuara

Maqedonia

OBRM-PDUKM thotë se rejtingu i LSDM-së po bie për shkak të politikave të gabuara

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM po bie. Rejtingu i dobët është tregues i qartë se është kuptuar korrupsioni dhe paaftësia e Zaevit”.

Sipas partisë opozitare maqedonase, qytetarët tashmë i besojnë OBRM-PDUKM-së si alternativë ndërsa qytetarët i shohin politikat e këqija në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

“Hyrja në borxhe duhet të ndalohet. E patolerueshme është që Maqedonia të ketë mbi 5.3 miliardë borxh publik, në ndërkohë vërejmë rënie të investimeve dhe realizim katastrofal të investimeve kapitale”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se këtë vit për tetë muaj janë realizuar vetëm 28 përqind të investimeve kapitale dhe kjo është tipar i mospunës dhe mospasjes së ideve.

“LSDM nuk ka kapacitet të ndalojë politikat negative, as kredbilitet që përsëri të kërkojë mbështetje, të gënjejë dhe të premtojë. E vetmja mënyrë që shteti të shkojë në drejtim të duhur është rënia e Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat