Përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer mbi tre milionë euro

Maqedonia

Përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ janë kthyer mbi tre milionë euro

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

etëm në tre mujorin e parë në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ tashmë janë regjistruar mbi 170.000 përdorues.

Kjo masë kthen paratë tek qytetarët duke skanuar llogari fiskale ndërsa sipas përllogaritjeve në tre mujorin e parë, qytetarët tashmë kanë kthyer mbi tre milionë euro.

Kthimi parave për muajin korrik, gusht dhe shtator do të paguhen në fund të muajit dhjetor së bashku me tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.

Nga LSDM thonë se kjo masë po jep efektet e saja duke kthyer para tek qytetarët dhe duke ndihmuar ekonominë.

Pas pagesës në muajin dhjetor, çdo tre muaj do të paguhet pagesa e llogarive të skanuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat