Kërçovë, lëndohet rëndë një çiklist

Maqedonia

Kërçovë, lëndohet rëndë një çiklist

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Çiklisti shtatëdhjetë e tre vjeçar S.L. nga Kërçova dje ka marrë lëndime të rënda nga goditja e një automjeti “Audi” me targa të Makedonski Brod, i drejtuar nga kërçovari M.F. (55).

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod.

Çiklisti i cili ka marrë lëndime të rënda, u transferua në qendrën mjekësore në Kërçovë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi hetues nga Stacioni Policor i Kërçovës, informojnë nga SPB – Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat