Macron do të merr personalisht vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Macron do të merr personalisht vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:11
Emmanuel Macron

Nuk ka pasur përparim në qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca ende nuk ka pozicionin përfundimtar, pritet që presidenti Emmanuel Macron ta merr vendimin personalisht.

Nga Këshilli i BE-së për AIM-në informojnë se asnjë projekt konkluzion i ri për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u miratua në Këshillin e Ambasadorëve të sotëm në Bruksel, në të cilën presidenca finlandeze shpresoi të përparojë në diskutimin e zgjerimit.

“Këtë mëngjes ka pasur një përmbledhje të shkurtër të pozicioneve të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, zakonisht janë njëjtat vende që shprehin mbështetje për një fillim të shpejtë të negociatave me të dyja vendet, kryesore vendet nga Evropa Lindore dhe Jugore, Hollanda tregohet më e favorshme për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë, Belgjika i konsideron të rëndësishme reformat e brendshme të BE-së, por pala franceze ende nuk ka qëndrim përfundimtarë”, thanë për AIM-në diplomatët nga vendet perëndimore të pranishëm në takim.

Tani për tani, zyrtarisht, Paris i përmbahet formulës së njohur që “mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, një pozicion që duhet t’i përmbahet dy parimeve: respektimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në vendet dhe më parë reformat e brendshme të Bashkimit Evropian.

Nga Këshilli thonë se Franca nuk pritet të përcaktojë qartë pozicionin e saj më herë se nga Samiti i Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg më 15 tetor, por nuk përjashtohet që çështja t’u lihet liderëve të BE-së dy ditë më vonë në samitin në Luksemburg në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat