Qeveria e Maqedonisë miraton propozim-ligjin për heqjen e vizave me Ukrainën

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miraton propozim-ligjin për heqjen e vizave me Ukrainën

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:56
Foto

Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Ukrainës, për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve.

Siç njoftojnë nga Qeveria, propozim-ligji parasheh lehtësim të udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht udhëtim pa viza në Ukrainë, me kusht që qëndrimi i tyre të mos jetë më i gjatë se 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditëve.

Pritet që kjo sot të konfirmohet në konferencë për shtyp edhe nga zëdhënësit e Qeverisë, si dhe të japin detaje për marrëveshjen me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat