LSDM: Ne kujdestimi për qytetarët ndërsa OBRM-PDUKM shpërndan lajme të rreme

Maqedonia

LSDM: Ne kujdestimi për qytetarët ndërsa OBRM-PDUKM shpërndan lajme të rreme

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:22
LSDM

Partia maqedonase në pushtet, LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM-së duke thënë se “për dallim nga OBRM-PDUKM, parti e cila shpenzonte në përmendore dhe fasada stiropor, LSDM siguron mjete për përmirësimin e standardit jetësor dhe përmirësim të kushteve të punës në sektorin publike”.

“LSDM rriti buxhetin për mbrojtje për 15%, pagat e të punësuarve në mbrojtje u rritën për 10% dhe në mënyrë të plotë paguhen kujdestaritë 24 orëshe, kurse për pjesëtarët e URMV-së janë siguruar 7.200 çizme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se janë rritur pagat e të gjithë punonjësve në MPB dhe po rikuporehon uniformat dhe pajisjet e policëve.

Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM po shpërndan lajme të rreme ndërsa LSDM i rriti e të punësuarve në sektorin publik për pesë përqind dhe e rriti pagën minimale dhe mesatare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat