Filipçe: Përfundoi faza e parë e tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Maqedonia

Filipçe: Përfundoi faza e parë e tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:06
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ka përfunduar faza e parë e tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup.

Ai theksoi se janë paraqitur disa partnerë potencial dhe tani për tani po bëhet vlerësimi i tyre.

“Pas përfundimi të vlerësimit, me siguri gjatë dy javëve të ardhshme do të fillojë faza e dytë, dhe kjo është dialogu. Se sa do të zgjasë dialogu kjo varet nga ajo se me sa ofrues do të bisedohet, dhe më pas vijon publikimi i procedurës tenderuses”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat