Lile Stefanova do të përfaqësojë aktakuzën në rastin “Perandoria”

Maqedonia

Lile Stefanova do të përfaqësojë aktakuzën në rastin “Perandoria”

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:52
Lile Stefanova

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, e ka autorizuar prokuroren Lile Stefanova që edhe më tej të mbetet kompetente për rastin “Perandoria”, të cilën e hapi Prokuroria Speciale.

Rasti “Perandoria” u hap kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vençe Mijalçeva dhe Jovançe Taskoski.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale: shoqërim kriminel, dëmtim ose autorizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash.

Ndryshe, Stefanova paraprakisht nga prokurori shtetëror ka marrë autorizim edhe për lëndët e PSP-së, “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Magyar Telekom”, ndërsa kolegët e saj Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska edhe më tej do t’i përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe “Total”, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski “Monstra”, ndërsa Lençe Ristoska lëndën “Talir 2”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat