Gerberich: Pushteti dhe opozita së bashku të shfrytëzojnë mundësinë për BE

Maqedonia

Gerberich: Pushteti dhe opozita së bashku të shfrytëzojnë mundësinë për BE

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:59
Thomas Gerberich

Ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, Thomas Gerberich sot për nder festës së ditës së bashkimit gjerman, me të cilën shënohet rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, bëri thirrje për bashkim të pushtetit dhe opozitës në vend para takimit të Këshillit të Evropës e cila duhet të merr vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Për Maqedoninë e Veriut për disa ditë merret vendimi i rëndësishëm, vendimi i Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Bundestagu gjerman e ka dhënë pajtueshmërinë e saj më 26 shtator që qeveria federale të jep “për” në Bruksel. Jam optimist që edhe Këshilli do ta ketë të qartë për rrugën evropiane dhe perspektivën e mëtejshme të Maqedonisë së Veriut”, tha Gerberich.

Ai theksoi se e gjithë kjo është në fushën që në Maqedoninë e Veriut të ekzistojë shoqëri me vlera evropiane, në të cilën qeverisë siguria e së drejtës, në të cilën të gjithë kanë mundësi që të praktikojnë të drejtat njerëzore.

“Si ambasador gjerman ndjehem krenar që mundem të përfaqësoj vendim tim tek ju dhe njëkohësisht të njihemi më mirë edhe para se të përparojmë marrëdhëniet në mes njerëzve në vendet tona”, tha Gerberich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat