Graziano: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar për BE-në

Maqedonia

Graziano: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar për BE-në

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:30
Claudio Graziano

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Claudio Graziano thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të merr dritë të gjelbër për fillim të negociatave.

Ai pajtohet me liderët e BE-së, të cilët thanë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar nga ajo, por megjithatë thotë se u takon vendeve-anëtare, që për të si person ushtarak është me rëndësi të madhe sepse vendi është pjesë e Evropës dhe ka bërë shumë.

Graziano në një intervistë për AIM thotë se si komandant i forcave ushtarake me përvojë shumëvjeçare në terren e vlerëson shumë kapacitetin e forcave të Maqedonisë së Veriut. Nga afër i ka parë potencialet e ushtarëve të Maqedonisë së Veriut – ka bashkëpunuar me ta në misionin ISAF në Afganistan dhe në UNIFIL në Libi. Ai konsideron se reformat në Armatë janë të suksesshme dhe angazhohet për angazhim të saj më të madh në misionet paqeruajtëse.

Është fakt thotë Graziano se vendi hyn në NATO dhe BE dhe kjo është shumë pozitive, por me këtë ndërrohet balancimi dhe hapen mundësitë për kiber sulme.

Në lidhje me atë nëse vendi duhet të pret rritje të kiber sulmeve, propagandë të rritur ose “fake news”, para anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë, nuk jep përgjigje konkrete, thotë ai nuk është zyrtar i inteligjencës, por thekson se kur një vend mbetet pjesë e NATO-s, merr më shumë vëmendje, e me këtë edhe mundësi për kiber sulme shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat