Pompeo pas vizitës: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut do të forcohen edhe më tej

Maqedonia

Pompeo pas vizitës: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut do të forcohen edhe më tej

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

“Marrëdhëniet tona do të forcohen më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”.

Kështu ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

“Me presidentin Pendarovski në Liqenin e bukur të Ohrit kemi diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe zhvillimin ekonomik. Marrëdhëniet tona do të forcohen edhe më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqe, siguri dhe prosperitet”, ka shkruar Pompeo, i cili pas Maqedonisë së Veriut, do ta vizitojë Greqinë.

Përveç Pendarovskit, Pompeo realizoi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat