Mos sistemimi i administratorëve ndikon në uljen e përfaqësimit

Maqedonia

Mos sistemimi i administratorëve ndikon në uljen e përfaqësimit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Mos sistemimi i të punësuarve në administratë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në uljen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në vendin tonë. Kështu vlerëson profesori universitar Izet Zeqiri. Sipas tij ulja e përfaqësimit për tre vite nga 19.2 në 19% dëshmon se në administratën publike dhe atë shtetërore rritet numri i të punësuarve maqedonas. Profesori Zeqiri fajin e sheh edhe te Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila nuk po zbaton planin për shpërndarjen e administratorëve.

Është një kosto diku 780 mijë euro që marrin paga diku afër 1688 administrator prej të cilëve kishte një plan aksionar për 950 prej tyre të sistemohen, por edhe kjo është në pikëpyetje pasi shumë institucione i kanë mbyllur dyert për administratorët. Kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në vetë administratorët të cilët janë të deprimuar të cilët e humbin interesin, të cilët faktikisht ekziston mundësia ta humbin edhe vendin e punës sepse ata e kanë humbur garën për zhvillim të karrierës në krahasim me të rinjtë tjerë të cilët kanë shkuar në punë dhe kanë zhvilluar aftësitë e tyre në marrëdhëniet e punës- thotë profesori universitar Izet Zeqiri.

Ndërkohë nga Qeveria thonë të kundërtën. Sipas zëdhënësit Muhamet Hoxha duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përfaqësimi i shqiptarëve rritet.

Nga ajo e cila është dorëzuar me përfundim të vitit 2018, që është dorëzuar nga Ministria e shoqërisë Informatike, përfaqësimi i shqiptarëve tek të gjitha institucionet është 19.67%, kjo pra është për vitin 2018, ndërsa për vitin 2017 përfaqësimi ka qenë 19.31%, pra kemi pak rritje sa përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por nuk është në nivelin e duhur që do të thotë se të gjitha institucionet dhe Qeveria e RM në vazhdimësi punon në zbatimin e këtij obligimi që do ta përsëris buron nga MO- tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Por, avokati i popullit Ixhet Memeti, mendon se të dhënat e ombudsmanit janë shumë më të sakta.

Vlerësojmë se kemi të bëjmë me një raport i cili ka të dhëna mjaftë reale dhe nëse e krahasojmë me raportin të cilin e jep ministra e shoqërisë informatike ne vlerësojmë se ky është raport më preciz dhe më i saktë- deklaroi Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Në raportin e Avokatit të popullit thuhet se 122 institucione, nuk i kanë dorëzuar të dhënat për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat për vitin 2018. Për këto institucione ombudsmani ka përdorur të dhënat e vitit 2017. Sipas këtij raporti, në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë 19.2 %, në vitin 2017 ka rënë në 19.1% dhe në vitin 2018 në 19%./Alsat/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat